Humb jetën në aksident një 17-vjeçar
Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vlorë. . Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës të së shtunës në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Një BMW X6 në timonin e të cilit ishte Petro Bego 21 vjeç dhe pasagjer kushëriri i tij Kristo Panajoti, ka rënë në një kanal të hapur nga punimet që po kryhen për projektin e “Lungomares”.
Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit bregdetar.
Por pak pas mesnate, bluzat e bardha njoftuan se Kristi Panajoti kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.
Mesditën e së dielës, policia i komunikoi në spital të plagosurit arrestimin për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit. Ka dyshime se ai ka humbur kontrollin e mjetit pa rënë në gropën e hapur. Në pyetje, blutë kanë marrë edhe përfaqësues të firmës që po kryejnë punimet për ta parë nëse kanë përgjegjësi.
Ndërsa familjarët e viktimës janë rikthyer përsëri në vendin e ngjarjes. Ata akuzojnë firmën për këtë aksident.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shpejtësia e madhe dhe errësira në rrugë ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin e makinës./ TV KLAN