Humbet jetën një fëmijë 14 vjeç

Foto ilustruese

Humbet jetën një fëmijë 14 vjeç

19:18 29/06/2018

Një fëmijë 14 vjeç ka humbur jetën tragjikisht nga një aksident. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kemishtaj të Divjakës.

I mituri me iniciale Xh.N. u aksidentua nga një autokombanjë që drejtohej nga kushëriri i tij.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit, Ervis Hallkanjari. Grupi hetimor nisin punën për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në datën 29.06.2018, rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh.N, 14 vjeç.

Shtetasi Xh.N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./

tvklan.al






Të ngjashme