Humbet jetën peshkatari në Lezhë
Një peshkatar 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës.
Viktima është me iniciale A.D., ndërsa policia thotë se 37-vjeçari humbi jetën menjëherë.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /
tvklan.al