Humbet Kombëtarja e futbollit e femrave
Kombëtarja e femrave pësoi humbje në startin e eliminatoreve të Botërorit 2019. Shqipëria u mund 4 – 1 nga Zvicra në Elbasan Arena.
Suksesi i zviceraneve u vendos që në pjesën e parë ku shënuan 3 gola.
Vajzat kuqezi ishin përqendruar në lojën mbrojtëse, por vuajtën cilësinë e kundërshtarit. Të vetmin gol për Kombëtaren e realizoi Begolli në minutën e 81’. Shqipëria do të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë të martën në Minks.
Tv Klan