Humbi 56 kilogramë duke bërë “selfie” çdo ditë
Një vejushëm e cila u shndërrua në një obeze pas humbjes bashkëshortit të saj, ka arritur të marrë nën kontroll jetën dhe peshën e saj, duke humbur rreth 56 kilogramë nëpërmjet një mënyre të çuditshme.
Ajo ka vendosur që të bëjë çdo ditë nga një “selfie” për t'u motivuar dhe për të dokumentuar rënien e saj nga pesha. 31 vjeçarja Justine Mccabe, pas humbje së burri të saj ra ne depresion dhe gjeti ngushëllim vetëm tek ushqimi i shpejtë. Ajo u shëndosh duke arritur peshë prej 141 kilogramësh. Me insistimin e familjarëve të saj ajo u regjistrua në palestër dhe vendosi që të ndryshonte jetën e saj. Që të motivohej dhe të regjistronte ndryshimin ajo vendosi që të bënte foto “selfie” të trupit të saj çdo ditë për 1 vit rresht. Krahas punës në palestër ajo bëri dhe një ndryshim drastik në dietën e saj ushqimore. Pas një viti ajo ka bërë një shndërrim të pabesueshëm, duke humbur 56 kilogram dhe duke ndryshuar 10 masa veshjesh. "Humbja e bashkëshorti ishte një moment të tmerrshëm për mua, sepse pak kohë më parë kisha humbur dhe nënën. Vendimin për të bërë “selfie” çdo ditë e mora gjatë periudhës së zisë, dukesha kaq e humbur dhe e lënduar. Më pas sfidova veten në çdo gjë dhe ia arrita”. trego ajo./tvklan.al