Humbin jetën 14 persona nga Covid në Kosovë
Konfirmohen 639 raste të reja infektimesh
Vijojnë të mbeten të larta humbjet e jetëve nga Covid në Kosovë. Në 24 orët e fundit humbën jetën 14 qytetarë të tjerë duke çuar 989 numrin e viktimave që nga nisja e pandemisë.
Ndërkohë që nga 1.565 testime të kryera nga autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë rezultuar pozitiv si mbartës të rinj të koronavirusit 639 persona të tjerë.
Aktualisht në Kosovë raportohen për 13.688 raste aktive.
Tv Klan