Humbin jetën 70 persona në sulmin kamikaz
Të paktën 70 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi kamikaz në qytetin Laki Maruat në veriperëndim të Pakistanit.
Mediat vendase raportojnë për rreth 60 të plagosur.
Mësohet se ngjarja ndodhi në një qendër sportive gjatë kohës që po zhvillohej një ndeshje volejbolli.
Policia ka nisur hetimet, megjithatë sipas deklaratave paraprake, bëhet fjalë për një tjetër sulm të Al Kaedës.
Që nga muaji Tetor, në vend ka nisur ofensiva kundër talebanëve që kanë lidhje me organizatën terroriste.
Gjithsesi nuk janë evituar sulme të tilla, të cilat kanë shkaktuar qindra viktima.
Tv Klan