Humbin sërish femrat e basketbollit
Kombëtarja Shqiptare e Femrave në Basketboll është turpëruar nga Lituania në një ndeshje për kualifikueset e Kampionatit Europian.
Në sallën “Feti Borova’ në kryeqytet vajzat kuqezi janë mundur thellë 119 – 61.
Ndeshja ishte e parashikuar si shumë e vështirë nga skuadra shqiptare, pasi kundërshtaret janë një prej skuadrave më të mira të kontinentit.
Kombëtarja e femrave në basketboll që drejtohet nga Viron Toska humbi kështu ndeshjen e tretë duke pësuar më shumë se 100 pikë. Më parë kishin humbur me Rusinë dhe Hungarinë.
Edhe pse shumë të rëndësishme, ndeshjet i shërbyen kombëtares së basketbollit si eksperiencë për lojtarët e reja të afruara.
Objektivi i kombëtares së basketbollit në këtë fushatë nuk ishte kualifikimi pasi ekipet kundërshtare janë ish kampione.
Tv Klan