Husky del nga kontrolli dhe sulmon…


Husky del nga kontrolli dhe sulmon…

14:27 28/12/2018

Storm, një qen i racës Husky, doli nga kontrolli dhe sulmoi një grua para se të qëllohej nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Birmingham të Britanisë së Madhe. Qeni kishte sulmuar dadon 38-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime. Ajo u dërgua në spital. Mjekët thonë se lëndimet që ka pësuar janë serioze, por nuk paraqesin rrezik për jetën.

Nga ana tjetër, policia e cila kishte marrë njoftimin për këtë emergjencë, tha se nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveç se të qëllonte qenin duke e lënë të ngordhur. Babai i pronares së qenit tha se vajza e tij kishte dalë gjatë natës dhe për këtë arsye kishte marrë dado për t’u kujdesur për fëmijët. Qenin e kishte mbyllur në kuzhinë, por në rrethana të paqarta, Husky doli nga dhoma dhe sulmoi dadon, ndërkohë që fëmijët ishin në gjumë.

/tvklan.al






Të ngjashme