Hyka: Kemi nevojë për mbështetje


Hyka: Kemi nevojë për mbështetje

15:04 08/06/2017

Kombëtarja ka vijuar me stërvitje në ditën e tretë të përgatitjeve në Stamboll para ndeshjes me Izraelin. Jahmir Hyka pranon se përfaqësuesja duhet të luajë më mirë dhe në këtë moment të vështirë kërkon mbështetje nga të gjithë.

Odise Roshi thotë se i ka ndjekur me vëmendje ndeshjet e Izraelit dhe shpreson tek fitorja për të harruar, të paktën shijen e keqe të 5 humbjeve radhazi.

Përfaqësuesja e De Biassit po zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë ku tekniku italian po provon skema të ndryshme dhe rreshtime të ndryshme të futbollistëve.

/Tv Klan






Të ngjashme