Hyn me forcë në banesë dhe përdhunon 20-vjeçaren
Një i ri është arrestuar nga policia e qytetit të Korçës, pasi ka përdhunuar një 20- vjeçare. Në pranga ka rënë David P, 24 vjeç, banues në Korçë, pasi ka hyrë me forcë në banesën e një 20-vjeçares dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e martë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
/tvklan.al