Hyn në fuqi armëpushimi në Siri
Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA dhe Rusia me mbështetjen e Jordanisë ka hyrë në fuqi në jug-perëndim të Sirisë.
Ai erdhi si një marrëveshje mes Donald Trump dhe Vladimir Putin të cilët u takuan për herë të parë gjatë bisedimeve të G20 në Hamburg.
Forcat qeveritare siriane dhe rebelët nuk do të luftojnë përgjatë vijës së dakordësuar nga perëndimi.
Edhe pse u finalizua në Hamburg, bisedimet për armëpushimin kishin muaj që zhvilloheshin në mënyrë sekrete mes zyrtareve rus dhe amerikan.
Megjithëse me pikëpamje të kundërta për zgjidhje që duhet të marrë situata në Siri, dy fuqitë botërore kanë rënë dakord t’i bashkërendojnë veprimet e ardhshme që do t’i japin fund luftës civile 6 vjeçare në lindjen e mesme.
Rreth 300 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin e Sirisë, i cili filloi me protesta në 2011.
11 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Tv Klan