Hyn në fuqi ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni


Hyn në fuqi ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni

23:37 14/01/2019

Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni futet zyrtarisht në fletoren zyrtare të vendit fqinj dhe hynë menjëherë në fuqi. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, firmosi këtë të hënë ligjin për dygjuhësinë, i kthyer objekt përplasjesh mes shumicës e opozitës, si edhe presidentit Gjorge Ivanov.

Kreu i shtetit maqedonas refuzoi ta dekretojë 2 herë ligjin. Ligji për shqipen u miratua më 11 Janar të vitit të kaluar, në një seancë të tensionuar.

Pas kthimit 2 herë në parlament nga Ivanov, ligji kaloi për të tretën herë, duke i dhënë të drejtën Kuvendit ta fusë menjëherë në fuqi, pa nevojën e dekretimit nga presidenti. Sipas Ivanov, ky ligj është anti-kushtetues dhe cënon identitetin e shtetit.

Tv Klan






Të ngjashme