Hyn në fuqi pasaporta e vaksinimit në Kosovë


Hyn në fuqi pasaporta e vaksinimit në Kosovë

17:00 27/09/2021

Kërkohet ne lokale, restorante dhe institucione publike

Në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e tjera anti-Covid dhe që kanë të bëjnë me pasaportën e shëndetit. Në lokale dhe restorante prej kësaj të hëne është bërë e detyrueshme paraqitja e certifikatës së vaksinimit për çdo klient që do të frekuentojë ambientet e brendshme të tyre. Në mungesë të certifikatës së vaksinimit, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ ku të dëshmojnë se nuk janë mbartës të virusit.  Të njëjtat rregulla duhet të zbatojë edhe stafi i bareve dhe restoranteve.

Vetë bizneset sipas masave të reja, janë të detyruara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmive të përcaktuara në këto masa. Këto rregulla gjithashtu vlejnë edhe për punonjësit e institucioneve publike dhe private që kanë punë me palë, përfshirë punonjësit e marketeve apo bankave.

Krahas këtyre masave, Kosova prej gushtit vijon të aplikojë edhe disa masa të tjera që kanë të bëjnë me detyrimin për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik. Të hënën po ashtu në Kosovë nisi edhe shkolla, ku procesi mësimor ka po zhvillohet nën masat anti-Covid. Kosova ka shënuar ditët e fundit një përmirësim të situatës pandemike, çka është reflektuar si në rastet e reja të infektimeve ashtu edhe në numrin e fataliteteve. 

Tv Klan






Të ngjashme