Hyri në fushë i armatosur, flet presidenti i PAOK-ut


Hyri në fushë i armatosur, flet presidenti i PAOK-ut

22:10 13/03/2018

Pas kaosit të krijuar në çastet e fundit të takimit PAOK – AEK i zhvilluar të dielën, presidenti i skuadrës nga Selaniku, Ivan Savvidis, i cili hyri në fushë i armatosur është shfaqur, por vetëm me anë të një deklarate në faqen e klubit. “

Dua t’i kërkoj falje të gjithë mbështetësve të PAOK-ut tifozëve grekë dhe komunitetit ndërkombëtar të futbollit. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Unë nuk kisha absolutisht të drejtë të hyja në atë mënyrë në fushë”

– lexohet në deklaratën e Savvidis.

“Reagimi im emotiv u erdhi nga situatat negative që mbizotërojnë në futbollin grek kohët e fundit. Qëllimi im i vetëm ishte mbrojtja e mijëra tifozëve të PAOK-ut nga provokimet apo trazirat. Ju lutem besoni se nuk kisha ndërmend përplasesha me kundërshtarët tanë apo gjyqtarët e takimit”

– deklaroi presidenti i PAOK.

Savvidis u shpall në kërkim, por ende nuk është paraqitur para autoriteve. Për sjelljen e tij është pezulluar në një afat të pacaktuar edhe kampionati grek. Edhe FIFA i tërhoqi vëmendjen Greqisë se duhet të zgjidhë këto probleme, pasi masat mund të shkojnë deri në pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare.

Tv Klan






Të ngjashme