Hyri për të vjedhur, shqiptari kapet sipër dollapit


Hyri për të vjedhur, shqiptari kapet sipër dollapit

20:45 25/07/2016

Një i ri shqiptar është arrestuar në orët e para të mëngjesit brenda një banese në Milano, në rrugën Zanardini.

Policia ka ndërhyrë pas lajmërimit të fqinjëve për disa zhurma të dyshimta, që vinin nga shtëpia.

Agjentët e kapën në befasi shqiptarin, i cili pasi ka kuptuar se policia ka hyrë në shtëpi, është fshehur mbi dollap.

I riu ishte futur në shtëpi duke thyer dritaren në tentativën për të vjedhur argjendaritë dhe objektet e çmuara./tvklan.al






Të ngjashme