Hyrja e Tiranës (18 Gusht 1999)


Hyrja e Tiranës (18 Gusht 1999)

12:47 18/08/1999

Hyrja e Tiranës tek zogu i Zi i mbushur me makina, hekura dhe tulla. U bë shumë kohë që rruga në hyrje të Tiranës është ndarë deri në njëfarë vendi me dy korsi, duke lehtësuar sadopak lëvizjen e makinave. Por anash rrugës në të dyja krahët shumë tregtarë kanë nxjerrë për t’u ekspozuar mallrat e tyre të shumicës ,lënë makinat e tyre të ndaluara duke vështirësuar dhe rrezikuar lëvizjen.

Normalisht të dyja anët e rrugës duhen bllokuar dhe izoluar qoftë de hyrje daljet e tjera. Por kjo jo vetëm që nuk ndodh por tashmë mallra të shumta kanë hyrë deri thellë në rrugë. Policia e Tiranës duke mos e kuptuar që një disiplinim i këtyre shitjeve të shumicës do të lehtësonte qarkullimin dhe punën e tyre, nuk marrin asnjë masë duke e shndërruar hyrjen apo daljen në Tiranë si një ferr të vërtetë dhe sakrificë të kotë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme