“Hyrje e dalje, pa fund”, komshinjtë spiunojnë shqiptarin
Itali – Një 30-vjeçar shqiptar, i cili jeton në Riva Ligure është arrestuar nga policia e Sanremos. Mësohet se shqiptari akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Siç raportojnë mediat italiane, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi shikonin se në shtëpinë e shqiptarit hynin dhe dilnin njerëz vazhdimisht. Policia ka nisur menjëherë të vëzhgojë shtëpinë e shqiptarit dhe më pas ka hyrë në banesën e tij, ku dhe ka gjetur 30 kg marijuanë si dhe 1 kg kokainë.
Shqiptari identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur punonte në një kompani ndërtimi, por pas punë në shtëpinë e tij, hynin dhe dilnin shumë njerëz.
Përveç sasisë së lëndës narkotike, në apartamentin e tij janë gjetur dy peshore dhe një mjet prerës thikë.
/tvklan.al