Hyrjet në kufi, 22 mijë persona e 5 mijë mjete në 24 orë
Afërsisht 22 mijë persona dhe 5 mijë mjete kanë hyrë në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Fluksi më i lartë në hyrje drejt vendit nga pikat e ndryshme kufitare është shënuar nga ora 7:00 deri në orën 9:00. Policia e Shtetit thotë se ka marrë masa për lehtësimin e hyrje daljeve të qytetarëve në të gjithë vendin. Ardhjet nga jashtë, por edhe pushuesve nga Kosova, apo edhe të huaj, kanë bërë që policia rrugore të rrisë kontrollet. Ngarkesa më e madhe është vërejtur në aksin Shkodër- Lezhë. Akset e rrugore që të çojnë drejt zonave turistike, po monitorohen nga policia rrugore me radarë automatikë, për të ndëshkuar mjetet që lëvizin tej normave të shpejtësisë së lejuar. Ndërkohë vija turistike bregdetare dhe plazhet po patrullohen nga policia nëpërmjet shërbimeve me 100 patrulla. /Tv Klan