Hysaj dhe Rrahmani mposhtin COVID për 24 orë

Elseid Hysaj dhe Armir Rrahmani

Hysaj dhe Rrahmani mposhtin COVID për 24 orë

17:16 11/12/2020

Elseid Hysaj dhe Armir Rrahmani kanë rezultuar sërish negativ pas kryerjes së testin për COVID-19. Lajmi është bërë publik nga klubi i Napolit, ku në një postim në mediat sociale bëhet me dije se dy lojtarët me origjinë shqiptare tashmë janë negativ.

Armir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë rezultuar negativ pas testeve të kryera”, ku është njoftimi nga klubi i Napolit.

Dy futbollistët, një i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë rezultuan pozitiv një ditë më parë dhe kjo ngjalli sërish frikë tek skuadra italiane, por 24 orë më vonë ata janë sërish negativ.

Mbrojtësi i Kombëtares edhe më herët është testuar pozitiv dhe ai është një nga futbollistët që e ka kaluar COVID-19./tvklan.al






Të ngjashme