Hysaj dhe Strakosha ndër më të shtrenjtët
Elseid Hysaj dhe Tomas Strakosha janë dy nga lojtarët më të mirë të Serie A, madje sa u përket reparteve bëjnë pjesë edhe në listën e futbollistëve më të shtrenjtë.
Hysaj mbrojtës i Napolit ka një vlerë të certifikatës ndërkombëtare të transferimit që arrin në 32, 4 milionë euro. Në listën prej 8 vendesh mbrojtësi i kombëtares shqiptare është në vendin e 5. Grupi i mbrojtësve më të shtrenjtë të këtij kampionati kryesohet nga Alessio romagnoli më 42.3 milionë euro dhe Alessandro Bonucci me 40.6 milionë.
Talentin po e tregon çdo ditë e më shumë dhe vlera e portierit të kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha është 4.9 milionë, ndërsa 49.8 milionë është vlera e më të shtrenjtit, dhe ai është Gianluigi Donnarumma i Milan.
Ivan Perisic me 56.7 vlerë të kartonit kryeson listën e mesfushorëve, ndërsa sulmuesi më i shtrenjtë i Serie A, është Mauro Icardi i Inter më një vlerë prej 114.5 milionë euro.
Tv Klan