Hysen Dedja prezantohet në Lushnje


Hysen Dedja prezantohet në Lushnje

17:15 31/10/2017

Pas 8 vitesh Hysen Dedja rikthehet të drejtojë një klub futbolli. Trajneri shkodran është prezantuar nga kryetari i bashkisë së Lushnjës përpara ekipit. Kjo është hera e tretë që Dedja merr drejtimin e kësaj skuadre.

Hysen Dedja / Trajner i Lushnjes

“U riktheva sepse vetëm Lushnja dhe Vllaznia mund të më rikthenin”.

Fjalë pak, Hysen Dedja tregoi edhe objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë që ka me këtë ekip.

“Fillimisht qëndrimi në Superligë deri në Janar më pas objektiva më të mëdhenj, falënderoj Banon për punën që ka bërë”.

Në cilësinë e Presidentit të klubit, kryetari i bashkisë tha se rezultatet e dobëta të ekipit kanë ardhur edhe pas vendimeve të padrejta të arbitrave.

Fatos Tushe/ Kryetar i Bashkisë Lushnje

“E kanë fajin edhe arbritrat, të paktën në dy ndeshje”.

Lushnja gjendet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 5 pikë në 8 javë kampionat.

Tv Klan






Të ngjashme