I arrestuari i pestë për vrasjen e Prengës
Një tjetër person është vënë në pranga nga autoritetet policore, si autor i dyshuar i rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit Jan Prenga.
Ai është 30-vjeçar nga Kavaja, i cili sipas njoftimit të policisë, është bashkëpunëtor me 4 personat e tjerë nga Shijaku, arrestimi i të cilëve u njoftua një ditë më parë.
30-vjeçarit iu sekuestruan dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Megjithatë policia nuk jep detaje të tjera, për shkak të hetimeve, të cilat vijojnë.
Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janari në Kamzë. Ai u dhunua nga autorët dhe për pasojë ndërroi jetë. Trupi i tij nuk është gjetur ende dhe policia vijon kërkimet në zonë.
Sipas uniformave blu, shkak për rrëmbimin janë bërë konfliktet e vëllait të viktimës në Britaninë e Madhe.
Policia dyshon se të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe persona të tjerë./tvklan.al