I ati alkoolist djeg me qumësht nipin 7 muajsh, djali: Ka nisur të pijë që 12 vjeç
Në studion e “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një çift nga një fshati Zëmblak i Korçës, ku kanë treguar vështirësitë që po kalojnë në jetë së bashku me 4 fëmijët. Esmerilda dhe Gentjani shpesh herë përballen me dhunën e babait të shtëpisë, i cili është i alkoolizuar. Kur pi alkool ai humb mendjen dhe nuk e di se çfarë bën. Gjendja e tyre ekonomike është e vështirë dhe fëmijët e tyre nuk i kanë rritur ashtu siç duhet të rritet një fëmijë normal.
Mirela Milori: Po raporti me vjehrrën?
Gentjani: Mamaja nuk kishte nga t’ja mbante, po të mbante krahun tim do e godiste.
Esmerilda: Ai ushtronte dhunë, nuk pyeste se çfarë kishte përpara, nuse, djalë, edhe nënën e tij edhe bashkëshorten, të gjithë domethënë.
Mirela Milori: Si ishte raporti me kunatën?
Esmerilda: Raporti me kunatën në fillim mirë, por më vonë pasi bëra fëmijën thoshte mos i blini fëmijës ushqime, jepini fasule, gjëra që janë të fshatit. Nuk donte që të rrisnim fëmijën me ushqime që si çdo nënë do të rrisë fëmijën e vetë. Unë e kam djalin 7 vjeç dhe më ka ngelur 15 kg.
Gentjani: Me sherbet e kemi rritur djalin e madh.
Esmerilda: Ata nuk kanë ekonomi për vete. Motrat më kanë ndihmuar, më kanë hapur derën sa herë më kanë nxjerrë jashtë, vetëm prej tyre jam kjo që jam sot.
Mirela Milori: Si kanë kaluar këto vite me 4 fëmijë?
Esmerilda: Shumë vështirë.
Mirela Milori: Po fëmijët i duan, si është raporti me fëmijët?
Esmerilda: Kam patur djalin e dytë 7 muajsh, sa filloi të ecte zvarrë, ai kishte pirë dhe ishte tenxherja me qumësht, e shtyu djalin dhe e dogji të gjithë këmbën me qumësht.
Mirela Milori: Ai është i papërgjegjshëm kur pi mesa kuptova unë, jeni mbledhur ndonjëherë si familje dhe të thoni që ky vërtet është babai i shtëpisë, por këtij babai po i ikën mendja kur pi dhe ky njeri duhet izoluar?
Gentjani: Jemi mbledhur shumë herë, por i njëjti avaz është sa herë. Rri 2-3 ditë pa bërë sherr dhe pastaj nis avazin.
Esmerilda: Bashkëshorti punonte ndonjë ditë kur i dilte ndonjë gjë, merrte 10 mijë lekë, i thoshte mi jep mua dhe blinte raki, kur e kundërshtonte ky atëhere ziheshin. Kemi folur me mjekun, por as ai nuk e merrte përsipër sepse thoshte, ky do e pijë alkoolin dhe nesër pasnesër si dihet.
Mirela Milori: Ka pirë tërë jetën?
Gentjani: Tërë jetën. Ai e ka nisur alkoolin që kur ishte 12 vjeç,i vogël fare dhe nuk e lë dot më. /tvklan.al