I burgosuri shqiptar në Itali i vë zjarrin qelisë
Mbrëmjen e së shtunës, një i burgosur shqiptar i ka vënë flakën dyshekut në qelinë e tij, në katin ku mbahen 140 të burgosur.
Ndërhyrja e gardianëve të burgut ka qenë e menjëhershme për të shmangur përhapjen e zjarrit.
Të gjithë të burgosurit janë transferuar në një vend tjetër të sigurtë, ndërsa pesë gardianët dhe shtetasi shqiptar janë shtruar në spitalin e burgut për shkak të asfiksimit.
Lajmi është bërë publik pikërisht nga sindikatat të cilat prej kohësh denoncojnë mbipopullimin e burgjeve si shkak të trazirave./ Tv Klan