I dehur në timon, automjeti përplaset me kanalin
Lezhë – Policia e Lezhës ka kryer arrestimin në flagrancë të Petrit Pjetri, 36 vjeç, banues në Lezhë, i paisur me leje drejtimi. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30, duke drejtuar mjetin Golf 5 në aksin rrugor që lidh superstradën me fshatin Kallmet – Lezhë, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur në një kanal me ujë në anë të rrugës.
Si pasojë është demtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, bashkëshortja e tij Gj.P. 33 vjeçe të cilët ndodhen në spitalin Lezhë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Petrit Pjetri rezulton të kishte konsumuar alkool mbi vlerat e lejuara./tvklan.al