I dehur tenton të godasë me thikë babain dhe vëllain

Foto ilustruese

I dehur tenton të godasë me thikë babain dhe vëllain

11:41 22/10/2020

Prangoset 36-vjeçari në Tiranë

Një 36-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentoi të godiste me thikë familjarët e tij. Burime zyrtare thonë se në pranga ra i riu me inicale A. D.

Ai ishte në gjendje të dehur, kur sipas policisë, ofendoi dhe tentoi të godiste me thikë babain dhe vëllain e tij. Autoritetet ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë, ndërsa nga ngjarja që ndodhi në shtëpinë e familjes, fatmirësisht nuk pati të lënduar./tvklan.al






Të ngjashme