I del makina nga kontrolli, aksidenton dy kalimtarë


I del makina nga kontrolli, aksidenton dy kalimtarë

22:58 07/09/2016

Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Kamcist të Lushnjes.

Nje 20-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të tij Benz me targa AA 632 BE, duke aksidentuar dy kalimtarë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Të plagosur kanë mbetur E.M 19-vjeç dhe gruaja E.Q 53-vjeçe.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Mentiol Zonja, i cili dyshohet se drejtonte automjetin me shpejtësi të madhe, duke bërë manovra të rrezikshme.

Tv Klan






Të ngjashme