I del në rrugë dhe bën veprime të turpshme, 16 – vjeçarja e kallëzon në polici


I del në rrugë dhe bën veprime të turpshme, 16 – vjeçarja e kallëzon në polici

09:20 28/10/2016

Policia e Përmetit ka vënë në pranga një 44 – vjeçar për veprën penale “vepra të turpshme”.

I ndaluari është Adriatik Gele, 44 – vjeç, banues në këtë qytet.

Burime zyrtare thonë se Gele u arrestua pasi 16 – vjeçarja J. S ka kallëzuar në polici që, teksa ishte duke ecur rrugës për në banesën e saj, gjatë ditës së djeshme, 44 – vjeçari i ka dalë përpara dhe e ka ngacmuar duke kryer veprime të turpshme./tvklan.al






Të ngjashme