I dënuari me 8 vjet burg lëviz lirshëm nëpër qytet


I dënuari me 8 vjet burg lëviz lirshëm nëpër qytet

09:37 05/02/2018

Grigor Lamaj, një 46-vjeçar me banim në Vlorë, duhet të ishte brenda mureve të shtëpisë për shkak të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Por rreth orës 23:30 të së dielës ai u kap nga autoritetet në Vlorë teksa ndodhej në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aulona”. Burime zyrtare thonë se Lamaj ndodhet në “arrest shtëpie”, me qëllim ekstradimi.

Kjo masë është vendosur pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, “Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni”.

/tvklan.al






Të ngjashme