I dënuari me mbi 8 vite burg qëllon mbi policinë


I dënuari me mbi 8 vite burg qëllon mbi policinë

16:20 27/11/2016

Një 25 – vjeçar i kërkuar pasi është dënuar me 8 vjet burg i shpëtoi arrestimit të policisë së Lezhës.

Amarildo Ndoj u lokalizua në Kodër Rrëshen, por ai nuk pranoi të dorëzohej.

25 – vjeçari nxorri një pistoletë që kishte me vete dhe pasi kanosi një punonjës të policisë qëlloi në ajër dhe u largua me vrap, duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.

Policia gjeti armën pak metra më tutje.

Ndoj është i dënuar për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Tv Klan






Të ngjashme