“I ka hipur vetja në qejf”, Saimiri i pakënaqur me njërën nga vajzat
Java e pestë e spektaklit “Love Story” ka nisur tashmë në TV Klan, teksa konkurrenca po rritet dhe dy vajza të tjera pritet të eliminohen.
Debatet dhe tensionet e natës së katërt kanë shoqëruar të gjithë javë, duke sjellë një ndarje të vajzave në grupe, ku nuk kanë munguar as ofendimet.
Ndërkohë, Saimiri ka folur në vija të përgjithshme për të gjitha vajzat, duke dhënë edhe përshtypjet që ai ka marrë nga takimet me to, në grup apo edhe privatisht.
Ai është shprehur i kënaqur me disa nga konkurrentet, teksa ka rënë në sy fakti që ka përmendur Vivien, duke u shprehur se e ka marrë veten shumë favorite.
“Vivien, ndoshta edhe ngaqë ka qenë nga të parat që unë e kam ftuar në takim dhe kam kaluar pak më shumë kohë me të, më duket sikur i ka hipur vetja në qejf.
E ka marrë veten shumë si favorite, por unë dua të them për të gjitha vajzat, që unë jam tip që një gjë e vogël po nuk më pëlqeu, ndërroj shumë shpejt. Mund të jesh favorite dhe javës tjetër nuk merr trëndafil”, ka deklaruar 33-vjeçari.
Nga ana tjetër ai ka përmendur pak edhe debatin e Enxhëll me vajzat e tjera, por ka theksuar se bukuroshja nga Gjirokastra i duket person shumë pozitiv.
“Me Enxhëll kemi pasur një diskutim të vogël sepse ndoshta e kam kuptuar edhe unë gabim. Enxhëll ka një buzëqeshje shumë të ngrohtë, ajo pjesa e syve…është njeri shumë pozitiv”, ka thënë ai.
“Suela është një vajzë e qeshur, vajzë sportive më duket, si tip çuni pak që nuk mërzitet.
Arjana është një kërcimtare shumë e mirë, këtë e kam thënë se më ka tërhequr me atë kërcimin radhën e parë, por akoma nuk kemi pasur kohë që të njihemi më nga afër. Kështu që të shohim në të ardhmen.
Albana e kam vënë re që është pak kokëfortë, që do t’i dali gjithë kohën e drejta e saj dhe është shumë e prerë. Silvana është më e ëmbël, më femërore.
Drita më duket vajzë shumë e drejtë, shumë e sinqertë, shumë e thjeshtë, edhe pse nuk kam pasur kohë për takim me të.
Kejda është shumë tip i tërhequr që rri në atë botën e saj, por shpresoj që me kohën të bëhet pak më e çiltër, më e hapur.
Sigurisht që është herët për ta thënë këtë gjë, që a është njëra nga vajzat ideale për mua, sepse akoma nuk i njoh. Vetëm një takim kam pasur, por le të themi që janë disa që janë më favorite”, është shprehur Saimiri./tvklan.al