I kërkuar ndërkombëtar, kosovari kapet në doganën e Morinës
Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar në doganën e Morinës pasi u konstatua se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane. Astrit Thaçi u kap gjatë tentativës për të hyrë në Kosovë.
Ai është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata De La Broye Et Du Nord në vitin 2013 shkatërrim të pronës, përndjekje dhe shkelje të ligjit federal për të huajt, si dhe me 6 muaj burg për marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentativë.
33-vjeçari Astrit Thaçi do të ekstradohet në Zvicër për të vuajtur dënimin me burg./
tvklan.al