“I lumtur vërtet do të jem vetëm kur të arrij në Angli”
Mes “luftës” së brendshme politike për qëndrimin apo jo në BE, shqiptarët janë bërë një objekt diskutimi në Britaninë e Madhe. Kështu pas zbulimit të kampit të vogël, të rreth 150 shqiptarëve, në portin Dieppe, në veri të Francës, “Daily Mail” ka realizuar një tjetër reportazh.
Një fije shprese iu ka buzëqeshur të rinjve shqiptarë në këtë port, pasi iu janë dhuruar disa çadra të reja, që janë më të mira se ato që kishin, e të paktën iu sigurojnë mbrojtje. Pavarësisht se jeta e tyre është në rrezik, nga shkëmbinjtë që mund të bien, ata vazhdojnë të këmbëngulin se qëllimi i vetëm i tyre është Britania e Madhe. “Unë jam i lumtur për çadrat e reja, sepse tani jemi më ngrohtë. Jam gjithmonë i uritur. I lumtur vërtet do të jem vetëm kur të arrij në Angli
”, ka thënë 17-vjeçari, Bedri Gashi. "Unë kam një vëlla në Londër dhe unë dua të jetoj me atë. Ne të gjithë kemi vëllezër apo kushërinj në Angli dhe ne të gjithë duan të bashkohemi me ta
", ka thënë më tej i riu shqiptar. Një tjetër shqiptar, i cili nuk pranoi të identifikohej, ka thënë se: “Mbretëria e Bashkuar është qëllimi ynë
". Megjithëse e dinë rrezikun që iu kanoset, sidomos nga rënia e shkëmbinjve, ata vazhdojnë të qëndrojnë aty. "Dy prej nesh ishin duke fjetur në një tendë dy ditë më parë, kur shkëmbi na goditi. Shkëmbi theu tendën. Ishim me fat që nuk u plagosëm
”, ka thënë një tjetër shqiptar./tvklan.al