I mbijetuari i fundit, momenti kur Klajdi nxirret i gjallë nga rrënojat pas 20 orësh


I mbijetuari i fundit, momenti kur Klajdi nxirret i gjallë nga rrënojat pas 20 orësh

13:19 28/11/2019

Në mes të kësaj tragjedia të rëndë që goditi Durrësin dhe Thumanën, pati dhe çaste gëzimi kur nga rrënojat e pallateve u nxorën të gjallë disa nga banorët.

I tillë ishte momenti kur nga rrënojat e hotel “Palma” në Durrës u nxor nga rrënojat pas 20 orësh, Kljadi Qato, i cili kishte qëndruar poshtë krevatit, veprim ky që i ka shpëtuar jetën.

Shefi i zjarrfikëses Kamzë, në redaksinë e “Tvklan.al” ka sjellë edhe pamjet nga momentet e shpëtimit të 28-vjeçarit, i cili ishte i fundit që u nxor i gjallë nga rrënojat, orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Në këtë operacion kërkim-shpëtimi morën pjesë zjarrfikëset e Kavajës, Kamzës si dhe forcat greke, pas lokalizimit të të riut, e më pas ndërhynë me pajisjet e specializuara duke thyer një pjesë të betonit që pengonte daljen.

Grupi i shpëtimit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, më një magnitudë prej 6.4  ballë, la pas një fatkeqësi të madhe, me të paktën 40 viktima dhe mbi 750 të lënduar. /tvklan.al






Të ngjashme