I mërzitur nga masat e marra, Majk reagon ashpër
Reperi i njohur Majk përmes disa postimeve në Instastory ka reaguar në mënyrë mjaft të ashpër ndaj masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit.
Në postimin e parë ai mbështet protestat e zhvilluara në Londër për mosmbajtjen e maskës, ndërsa në postimin e dytë shkruan se dëshiron të jetojë sipas rregullave të veta.
Më tej, reperi shprehet se qeveria dhe sistemi nuk mund të kontrollojnë shpirtrat tanë.
Megjithëse numri i personave të infektuar në Shqipëri e Kosovë rritet dita-ditës, duket se reperi Majk nuk po e tremb aspak kjo situatë./tvklan.al