I mori 6 milionë lekë punonjëses së Ujësjellësit, policia identifikon autorin
Pa kaluar 24 orë policia e Tiranës ka identifikuar autorin e grabitjes me dhunë, të një punonjëse të UKT-së. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.30, në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia”, në Kamëz.
Sipas policisë 44-vjeçari Eridon Shahaj, nga Durrësi, është ai që i ka marrë me dhunë çantën 54-vjeçare, punonjëse e ujësjellësit. Brenda çantës ishin 6 milionë lekë të vjetra.
Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet e para procedurale, policia thotë se u bë e mundur identifikimi i mjetit me targë AA903 GX, ku dyshohet se ka lëvizur autori.
Nga verifikimet paraprake mjeti dyshohet të jetë marrë me qira nga autori i dyshuar.
/tvklan.al