I moshuari nga Shijaku plagos me sopatë 52-vjeçarin
Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Ahmet Norjan, banues në Likesh, Shijak.
74-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me sopatë një person me inicialet A.Ç. 52 vjeç, banues në Likesh, Shijak.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Durrësit ka sekuestruar mjetin e kryerjes së veprës penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Plagosja e rëndë me dashje”./tvklan.al