I nxehti ekstrem sjell pasoja edhe tek vjelja e rrushit


I nxehti ekstrem sjell pasoja edhe tek vjelja e rrushit

09:29 31/07/2018

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Gjermaninë ka paraprirë edhe vjeljen e rrushit. Instituti gjerman përgjegjës për prodhimin e verës bën të ditur se procesi i pjekjes ka ndodhur shumë më herët, të paktën 3 javë para afatit normal.

Sipas të dhënave rezulton se që nga viti 1988 temperaturat mesatare të stinës janë rritur në mënyrë konstante dhe sigurisht këto janë sinjale të ndryshimeve klimatike. Në disa rajone të Gjermanisë madje janë regjistruar temperatura të cilat nuk ishin prekur asnjëherë nga termometri në historinë e vendit.

Ndërkohë ministrja e Agrikulturës po merr në konsideratë që të merren masa të jashtëzakonshme për të përballuar thatësirën, veçanërisht pas kërkesës së shoqatave të bujqësisë që kanë kërkuar qeverisë një ndihmë prej 1 miliard eurosh.

Klan Plus






Të ngjashme