I ofroi para punonjësit të policisë, arrestohet 55- vjeçari
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në aksin rrugor Skuraj – Fushë Milot. Në pranga ka rënë Halil Pisku 55 vjeç, banues në Tiranë.
Pisku i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara.
Arrestimi i tij u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./tvklan.al