I paraburgosuri vetëhelmohet me gaz në qeli
Një minoren, i cili qëndronte i paraburgosur në burgun e Shënkollit, ndërroi jetë këtë të shtunë në spitalin e Lezhës.
Albi Luka, 18 – vjeç me banim në Fushë – Krujë, u vetëhelmua në qelinë e tij me një bombël të vogël gazi që shërbente për kafe.
Pas veprimit të kryer, ai është diktuar nga shokët e tij të qelisë, të cilët menjëherë njoftuan rojet. Mjekët e burgut e nisën në drejtim të spitalit të Lezhës.
Ai mbërriti i gjallë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve i riu ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, adoleshenti prej pak muajsh qëndronte në parburgimin e Shënkollit, pasi ishte në hetim për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.
Prokuroria e Lezhës nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Shërbimit Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nisën një inspektim për rastin.
Tv Klan