I riu kërcënon ish të dashurën në Fier


I riu kërcënon ish të dashurën në Fier

12:15 04/10/2017

Një vajzë nga qyteti i Fierit e cila ishte ndarë nga i dashuri ka sajuar një histori për ta larguar atë.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, vajza kishte thënë në shoqëri se është fejuar. Por, sapo ka marrë lajmin ish i dashuri i saj i ka shkuar poshtë pallatit dhe e ka kërcënuar përmes mesazheve.

“Një vajzë për të shkëputur një herë e mirë muhabetin me ish të dashurin e saj ka hapur fjalë tek shoqëria se ishte fejuar. Djali sapo ka marrë vesh lajmin ka shkuar poshtë pallatit të vajzës dhe i dërgonte mesazhe kërcënuese. Ka qenë nëna e vajzës që ka shkuar për të qetësuar djalin i cili është problematik, pasi vjaza nuk e kishte të atin dhe s’kshte as vëlla”,

raporton gazetari.

/tvklan.al






Të ngjashme