I riu ngjitet në majë të gradaçelës për Trump
Një 20-vjeçar ka alarmuar policinë e New York-ut, pasi për dy orë ka tentuar të ngjitet me anë të dorezave në “Trump Tower”.
Ai tha se quhej Stiv dhe se kërkonte të takonte miliarderin Donald Trump, pasi kishte diçka të rëndësishme për t’i thënë. Duke parë që e kishte të pamundur ta takonte, zgjodhi këtë mënyrë për të arritur qëllimin e tij.
20-vjeçari u ndalua me forcë nga policia në katin e 21-të të godinës, në lartësinë mbi 200 metra. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve, ndërsa është transmetuar live nga shumë televizione.
Tv Klan