I riu përplas për vdekje kalimtarin


I riu përplas për vdekje kalimtarin

13:25 11/09/2017

Lushnje/ Një i moshuar ka gjetur vdekjen këtë të hënë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në aksin rrugor Lushnje – Rrogozhinë, në fshatin Konjat.

22 – vjeçari Olsion Koçiu udhëtonte me një makinë “Toyota”, me targa AA 347 NO, kur përplasi kalimtarin 75 – vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

I moshuari u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe pavarësisht ndihmës mjekësore ndërroi jetë.

Policia shoqëroi drejtuesi i mjetit ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme