I riu pickohet 2 herë brenda 3 ditëve nga gjarpëri më helmues në botë
Një 18 – vjeçar në Australi pati fatin e keq, që të pickohej nga një prej gjarpërinjëve më helmues në botë, dy herë brenda 3 ditëve.
Fillimisht ai u pickua në këmbën e djathtë teksa po punonte në një fushë në Queensland.
Ai u dërgua në spital dhe pasi mori trajtimin e nevojshmën iu rikthye sërish punës. Këtë herë, gjarpëri e pickoi në krahun e majtë.
Një helikopter me mjekë në bord e transportuan atë sërish në spital.
Sipas autoriteteve, 18 – vjeçari mësohet se u dërgua në gjendje tepër të rëndë dhe me dhimbje të tmerrshme.
Ekspertja Claudia Corrigan tha se i riu ka shumë gjasa që u pickua nga dy zvarranikë të ndryshëm. Megjithatë sipas saj në të dyja rastet kemi të bëjnë më gjarpërin kaf, që njihet si gjapëri i tokës, i dyti më helmues në botë, pas taipanit./tvklan.al