I riu që ka pasion punimin e baltës dhe qeramikës (4 Shkurt 2001)


I riu që ka pasion punimin e baltës dhe qeramikës (4 Shkurt 2001)

15:05 04/02/2001

Ky është Pëllumb Rira që me duart e tij sjell punime qeramike. Në studio gjen vazo dekorative, figura, relieve dhe punime mermeri. Këtë zanat Pëllumbi e ka mësuar nga vëllai i tij skulptor. Për një vepër duhet një orë punë me dorë. Ndërsa ajo që zgjat është procesi i tharjes dhe pjekjes që shkon me ditë. Kryesisht punohet me baltë të përpunuar e cila vjen e paketuar nga Korça. Përveç figurave historike, pamjet nga qytetet të derdhura në baltë, qëndrojnë stilizime dhe figura abstrakte të vetë autorit.

Klientët vitet e fundit janë shtuar. Nëse më parë një objekt balte ishte demode dhe përdorej për ruajtje ushqimi si shtambë apo qypa, sot këto vepra zënë vendin e suvenirit. Çmimet vendosen në bazë të sasisë së materialit që punohet. Ato variojnë nga 4 mijë lekë të reja, deri në 40 mijë lekë. Megjithëse duart e tyre qëndrojnë gjithmonë në baltë, kënaqësia e këtij zanati ndihet tek vepra e përfunduar dhe tek vendi që zë si në lokale apo shtëpi moderne./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme