I riu qëllon mbi turmën në një koncert, më pas vetëvritet
Tre persona mbetën të vrarë ndërsa 11 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë në një koncert në qytetin perëndimor të Austrisë, Nenzing. Në orët e para të mëngjesit të sotëm një person i armatosur hapi zjarr mbi turmën prej 150 personash dhe sipas policisë 27-vjeçari më pas është vetëvrarë.
Mësohet se i riu përpara incidentit ka debatuar me të dashurën e tij në parking dhe më pas ka marrë në automjetin e tij armën tip pushkë duke qëlluar mbi turmën. Pas sulmit ai është rikthyer në parking ku ka qëlluar edhe veten. Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore./tvklan.al