I riu refuzon 122 miliardë $ pasuri të babait
Një ndër njerëzit me të pasur në Kinë, i cili ka një pasuri mbi 122 miliardë dollarë është në “hall”, pasi djali i tij nuk pranon të bëhet trashëgimtar i pasurisë së tij.
Wang Jianlin, themelues dhe kryetar i Dalian Wanda Group, ka pasuri të paluajtshme ku përfshihen, qendra tregtare, hotele dhe klube sportive është në kërkim të trashëgimtarit të pasurisë, pasi djali i tij 28-vjeçari, Wang Sicong ka refuzuar të marrë përsipër drejtimin e kompanisë. Wang, 62- vjeç, ka shprehur problemin se tij, gjatë një samit me sipërmarrësit. “I kam kërkuar djalit tim që të bëhet trashëgimtari dhe të vazhdojë drejtimin e bizneseve të mija, por ai nuk ka pranuar, pasi nuk i pëlqen kjo jetë. Ndoshta të rinjtë kanë prioritetet e veta” është shprehur ai. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Wang Sicong, nuk është pjesë e perandorisë së babait. Wang, i cili ka studiuar në Britani është aktualisht drejtor i Dalian Wanda Group dhe zotëron 2% të aksioneve shkruan “South
China Morning Post’
. “Halle” të tilla paçim të gjithë!/tvklan.al