I riu shqiptar i bëri jetën “ferr” ish-të dashurës 46-vjeçare, i hyri në dhomë dhe…


I riu shqiptar i bëri jetën “ferr” ish-të dashurës 46-vjeçare, i hyri në dhomë dhe…

12:31 05/06/2017

Karabinierët në Fano, Itali kanë vënë në pranga një shqiptar i cili hyri me forcë në banesën e ish-të dashurës së tij pasi ata ishin ndarë.

Gruaja 42-vjeçare me origjinë kubaneze ishte përfshirë në një lidhje dashurore me 26-vjeçarin shqiptar, i cili kishte edhe dosje penale. Për disa muaj ata kishin jetuar bashkë si çift madje shqiptari ishte shpërngulur në banesën e saj.

Pas një periudhe të shkurtër kohe ata kishin filluar të grindeshin shpesh, gjë kjo që i kishte rënë në sy edhe komshinjve dhe si rezultat kubanezja e dëboi nga shtëpia e saj shqiptarin.

Ai nuk e la me kaq por i shkoi në shtëpi në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe pas një lumi telefonatash i theu derën e shtëpisë dhe hyri brenda me forcë.

Komshinjtë të frikësuar nga britmat që vinin nga shtëpia kishin lajmëruar menjëherë policinë.

Ata e kishin gjetur gruan të strukur në një cep të dhomës së gjumit me duar mbi kokë duke u përpjekur për t’u mbrojtur, ndërkohë që shqiptari e shante me fjalë të ndyra.

Pas arrestimit ai u akuzua për hyrje me dhunë në banesë private dhe u la në lirim me kusht./tvklan.al






Të ngjashme