I riu shqiptar kapet me drogë

????????????????????????????????????

I riu shqiptar kapet me drogë

10:18 23/10/2016

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia Italiane në Brindisi. I riu nga Vlora kishte në automjetin e tij plot 64 kg marijuanë.

Efektivët kishin dalë për kontrolle në zonë kur panë automjetin e shqiptarit, që po bënte manovra të çuditshme. Nisur nga kjo ata vendosën ta ndalonin për një kontroll.

Pasi ka parë policinë shqiptari ka tentuar të braktis makinën dhe të largohen. Brenda bagazhit të makinës ishin 11 pako të mbështjella me celofan dhe brenda tyre marijuanë.

Pas peshimit u zbulua se shqiptari kishte 64 kg lëndë narkotike. Sipas autoriteteve, droga nëse hidhej në treg kapte vlerën e 90 mijë euro./tvklan.al






Të ngjashme